Me zëvendësimin e asamblistëve serbë të dorëhequr, Slavisha Bishevac nga Iniciativa Qytetare, mori kreun e Kuvendit Komunal në Zubin Potok.
Posti që e zuri para 5 muajsh e obligonte atë të kryente një detyrë, që nuk deshi ta bënte, raporton Klan Kosova.
Para thirrjes së seancës për betimin e kryetarit të ri shqiptar, Bishevac u dorëhoq siç u tha, për të parandaluar në mënyrë demokratike marrjen e detyrës nga Izmir Zeqiri, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, pos vonesave të mundshme, kreu i zgjedhur i kësaj komune thotë se ky veprim i Iniciativës s’ia pengon betimin.
Brenda 30 ditësh duhet të zgjidhet kryesuesi i ri. I ardhshmi me shumë gjasë pritet të jetë shqiptar, meqë grupin më të madh në asamble e ka Lëvizja Vetëvendosje. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe iOS
https://youtu.be/9FnJLzV1u_s
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.