Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 61 persona nga COVID-19.
Sipas këtij instituti, sot janë regjistruar edhe 79 rastë të reja me koronavirus, njofton Klan Kosova.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 764 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Klinika Infektive dhe 1 rast MIQ, QKUK)”.
“Numri total i rasteve pozitive është 16.050 raste nga 73.340 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 641 raste të vdekjes”.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 61 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.250 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.159”.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 26 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Gjakovë 11 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Pejë 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Klinë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Lipjan, Rahovec, Shtime, Skenderaj dhe Suharekë”.
https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3160216720772977
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.