Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka theksuar se lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve për parandalimin e përhapjes së Covid-19.
Sipas këtij instituti, akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve, njofton Klan Kosova.
Më poshtë mund ta lexoni paralajmërimin e plotë të IKSHPK-së:
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Mbani distancën fizike dhe mbani maska në vendet publike.
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.