Dy ilaçe për artritin reumatoid tregojnë potencial për uljen e rrezikut të sëmundjes së Parkinsonit, tregon një studim i ri.
Disa studime të mëparshme kanë zbuluar se njerëzit me artrit reumatoid kanë një rrezik më të ulët të Parkinsonit dhe u sugjerua që një klasë e barnave të artritit reumatoid të quajtur ilaçe antireumatike modifikuese të sëmundjes (DMARDs) mund të luajë një rol në këtë rrezik të reduktuar.
Për të mësuar më shumë, studiuesit analizuan të dhëna nga mijëra pacientë në Finlandë.
Përdorimi i shumicës së DMARD-ve të paktën tre vjet përpara diagnozës së sëmundjes së Parkinsonit nuk u shoqërua me rrezikun e sëmundjes tek ata me artrit reumatoid, sipas studimit të publikuar së fundmi në revistën “Neurologji”, përcjell Klankosova.tv
Megjithatë, studiuesit zbuluan se pacientët me artrit reumatoid që morën DMARD, kloroquine ose hydroxychloroquine, kishin një rrezik 26 për qind më të ulët të sëmundjes së Parkinsonit.
Sipas studiuesve të dyja këto barna ndikojnë në sistemin imunitar dhe janë treguar se kanë potencial anti-Parkinson në studimet e kafshëve. Por rezultatet e studimeve të kafshëve shpesh janë të ndryshme nga ato te njerëzit.
Ndërkaq faktorët e rrezikut për sëmundjen e Parkinsonit janë të paqartë, vunë në dukje autorët e studimit.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.