Të martën në KIKS Kosova ishte rrëfimi ekskluziv i qytetarit i cili u infektua nga ilaçi i një barnatoreje në Prishtinë, ilaç ky i cili supozohej t'i largonte lythat dhe shenjat që kishte në trup.
Ekipi i KIKS-it u kamuflua si qytetar i cili dëshironte që të largonte nishanet nëpërmjet atij ilaçi dhe shkoi të vizitonte barnatoren në fjalë.
Farmacisti i tha gazetares që për një çmim prej 20 eurove mund t'ia largonte nishanin që kishte në dorë, madje brenda dy jave.
Pra me një ilaç të njëjtë, farmacisti “kuronte” edhe lythat por edhe nishanet, gjë që paraqet rrezik me shëndetin duke ditur se trajtimi i këtyre të fundit mund të përfundojë deri në kancer të lëkurës. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/H-zlO1eSRyw
●●●
KKSHKRIMI NGA
Kiks Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.