Makinat me targa ilegale që u kaluan përskaj, nuk u bënë përshtypje dy policëve që po patrullonin të martën në Zubin Potok. Zyrtarët nga komuniteti serb as nuk u morën me shoferët e veturave që qeveria ka vendosur që nga 1 nëntori të qortohen.
Pak pasi ekipi i Klan Kosovës nisi xhirimin ata u larguan, derisa thanë se detyra e tyre s'kishte të bënte me targat.
Dy zyrtarët policorë thanë se për këtë punë një patrullë tjetër e policisë është e vendosur 100 metra larg tyre. Por, që ekipi i televizionit gjatë qëndrimit në Zubin Potok nuk e hasi atë.
Shoferët e makinave që bartnin targa KM nuk po i qortonin as këta zyrtarë policorë të vendosur përgjatë magjistrales për Bërnjak.
Ata u arsyetuan se nuk merren me këtë çështje, meqë nuk janë pjesë e njësisë së trafikut.
Njëri prej tyre i tha Klan Kosovës se policia e veriut gjatë paraditës ishte duke mbajtur mbledhje rreth masës së qortimit, informacion të cilin policia nuk ia konfirmoi televizionit gjatë ditës.
Megjithatë, kush i shpëtoi qortimit të këtyre dy patrullave, nuk mundi t'i shmanget edhe pikës të specialëve të Policisë së Kosovës, të vendosur pak kilometra nga kufiri në Bërnjak.
Por, as kjo masë që do të vlejë deri më 21 nëntor, serbët lokalë s'po i bind për ndërrimin e targave.
Ata thanë se nuk i njohin dhe nuk i marrin targat RKS.
https://www.youtube.com/watch?v=3zVYBvjpEs0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.