Shqiptari i vetëm që është pjesë e platformës më të madhe në botë të luftëtarëve të arteve marciale UFC, Ilir Latifi, është mposhtur nga Ryan Bader, njofton Klan Kosova.
Bader, që u tregua më i përgatitur teknikisht se Latifi, arriti që me një “gju fluturues” ta vë në gjumë Latifin duke e nokautuar.
Latifi ishte përgatitur shumë për këtë ndeshje dhe vinte nga dy fitore radhazi, ndërsa në anën tjetër Bader kishte humbur në dy ndeshjet e kaluara.
Por, nuk i ka ecur fare shqiptarit dhe në raundin e parë, derisa kishte kohë edhe 2:30 minuta deri në përfundim të tij, Latifi humbi meçin.
Një moment më herët Latifi kishte mundës ta kryente meçin dhe e nokautoi Bader, por amerikani arriti të këndellet dhe në fund edhe fitoi.
https://www.youtube.com/watch?v=6aUNTiym1rk
klankosova.tv
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.