Ilir Latifi, shqiptari i vetëm që rrihet në UFC – garën më të fortë të arteve të përziera marciale në botë, është bërë pjesë e videos dy minutëshe të Google për vitin 2016, njofton Klan Kosova.
Google ka lëshuar një video me ngjarje nëpër botë që kanë prezentaur “dashuri”, ose të paktën akte dashurie në momente të caktaur dhe ndër këto momente është edhe një i Ilir Latifit.
Ilir Latifi bashkë me kundërshtarin e tij Sean O'Connell, para meçit të tyre kishin prodhuar vërtetë një moment interesant, kur O’Connell i kishte dhuruar lule, ndërsa Latifi atij diçka për të ngrënë.
Ky moment është zgjedhur si një nga më të veçantët për të treguar, se përkundër kohëve që po jetojmë, dashuria e mirësia shpesh triumfojnë, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=KIViy7L_lo8&app=desktop
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.