Imami Abdurrahman Bejtullahu, në prag të festës së Kurban Bajramit, dhuroi ushqim dhe veshje një familjeje shqiptare të besimit katolik, veçse këto nuk janë të mirat e vetme për ta.
Pikërisht nga ky hoxhë po ndërtohet edhe streha e re për familjen e Prenk Nrecës nga fshati Pjetershan në afërsi të Gjakovës, raporton Klan Kosova.
Për më tepër 41-vjeçari Nreca është babë vetushqyes i 5 djemve, dhe se gruaja e tij e kishte braktisur vitin e kaluar për shkak të kushteve të rënda.
Para kësaj iniciative, kjo familje u ndihmua edhe muaj më parë, pasi që kleriku Bejtullahu u informua për gjendjen e rëndë të kryefamiljarit Nreca me të bijtë e tij, përmes lajmeve lokale.
Imami i strehoi në një banesë në Gjakovë qysh nga dimri i kaluar ku edhe i pagoi qiranë.
Tani më shtëpia e re është në përfundim e sipër.
Kurban Bajrami është festa e sakrificës, e cila festohet nga myslimanët në mbarë botën.
Popullsia prej 1.8 milion banorësh e Kosovës është kryesisht myslimane, me dy komunitete më të vogla, ato katolike dhe ortodokse. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=agzF8qDOV18
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.