Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të ri në lidhje me afatin për targat ilegale.
Sipas kryeministrit, Albin Kurti, sanksionet që do të hyjnë në fuqi nga data 1 nëntor do të jenë graduale në tri javët e para. Deri më datën 21 nëntor do të jetë vetëm masa e qortimit, më pas për 2 muaj do të ketë gjoba dhe deri më 21 prill targa provuese.
Sipas vendimit ata që duan t'i kthejnë targat në legale do të mund të përfitojnë nga benefitet deri më 31 mars.
Sipas ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, mes kërcënimeve dhe sulmeve janë riregjistruar vetëm 20 vetura.
Pas vendimit për shkallëzim të sanksioneve, që u votua pasditen e së premtes në qeveri, Ministri i Punëve të Brendshme thotë se nuk ka pse të ketë tensione në veri, megjithëse të tilla, sipas tij, po nxiten nga presidenti i Serbisë.
https://www.youtube.com/watch?v=wt4W5MHq85g
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.