Një rast i dhunës në familje është raportuar në Istog, ku një mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur dy persona, një femër dhe një mashkull.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas testit ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit, transmeton klankosova.tv.
Me vendim të prokurorit, ai është liruar në procedurë të rregullt.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.