Pas të shtënave me armë zjarri në Kamenicë, mbrëmë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe konfiskuar 16 gëzhoja.
Gjatë kontrollit të disa personave, tek tre prej tyre janë gjetur tri armë zjarri, transmeton klankosova.tv.
''Pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri njësitet policore kanë dal në vendin e ngjarjes me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar 16 gëzhoja. Lidhur me rastin gjatë kontrollit të disa personave, tek tre nga ta janë gjetur tri armë. Me vendim të prokurorit armët dhe gëzhojat janë konfiskuar. Rasti nën hetime''.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.