Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në Pejë në rrugën "Jarina".
Si pasojë një person është plagosur nga arma e zjarrit.
Klankosova.tv mëson se viktima është U.Ferizi, i cili fillimisht është dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal në Pejë e më pas u transferua për në QKUK në Prishtinë.
Tashmë rastin po e hetojnë Prokuroria bashkë edhe me policinë, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes.
Ende nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur ky konflikt i sotëm./ Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.