Vendi ku ndodhi krimi u rrethua.
Në një stacion të trenit në Paris, një person plagosi gjashtë vetë përpara se të qëllohej nga policia.
Mëngjesin e së mërkurës i dyshuari që mbante një armë të mbrehtë u hodh mbi nje burrë të cilën e theri 15 herë e më pas goditi edhe pesë persona të tjerë.
Reagimin e shpejtë të policisë e cila plagosi sulmuesin në gjoks e falënderoi ministri i Brendshëm Gerald Darmanin, që doli në vendin e ngjarjes.
Agresori i cili tashmë është në gjendje kome, nuk dihet ende nëse ka ndonjë lidhje me grupet ekstremiste
Personi i parë që u qellua 15 herë po ashtu është në gjendje të rëndë derisa në mesin e të plagosurve përveç pese civilëve, është edhe një agjent i policisë kufitare.
https://www.youtube.com/watch?v=l1E8xodtHpE
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.