Një yll Bollywood-i “detyroi” 2.353 njerëz që t’i ushtrojnë muskujt e tyre dhe të qëndrojnë në pozicionin shtrirë mbi duar për 60 sekonda për ta thyer rekordin botëror të Guinness.
Ekspertja e palestrës, Shilpa Shetty Kundra, e realizoi këtë përpjekje të dielën dhe zyrtarët e Guinness e konfirmuan se u tejkalua rekordi i mëparshëm, ku pjesëmarrës ishin 1.779 persona në Kinë në mars të vitit 2017.
Kjo nismë u mbështetë nga kompania e sigurimeve Bajaj Allianz, të cilët e postuan videon në Twitter dhe ku shkruan:
“T’ia tejkalonim Kinës ishte në fakt një arritje e jashtëzakonshme dhe jam jashtëzakonisht mirënjohëse që isha pjesë e 2.353 njerëzve që ndihmuan në bërjen realitet të kësaj ideje. I falënderoj të gjithë që janë zgjuar herët këtë të diel dhe na ndihmuan ta regjistrojmë historinë”, është citimi që The Hindustan Times i bëri Kundra’s gjatë ngjarjes.
https://twitter.com/twitter/statuses/1066530629150494720
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.