India raportoi 275 vdekje për shkak të koronavirusit të mërkurën, numri më i lartë i viktimave në një ditë të vetme që nga 31 dhjetori.
Kështu raporton CNN duke iu referuar shifrave nga ministria indiane e Shëndetësisë, transmeton Klan Kosova.
Vendi gjithashtu raportoi 47,262 infeksione të reja me koronavirus, rritja më e lartë njëditore që nga 12 nëntori, duke e çuar totalin në 11,734,058 raste, duke përfshirë 160,441 vdekje.
Kjo vjen ndërsa India shënon një vit qëkur bllokimi i parë mbarëkombëtar shkaku i virusit korona u vendos në vend, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.