Indonezia ka aplikuar me ofertën për të qenë nikoqir i Lojërave Olimpike 2032, pas suksesit të lojërave aziatike të mbajtura në Jakarta.
"Me eksperiencën e organizimit të Lojërave Aziatike, jemi të sigurtë se Indonezia do të organizojë një ngjarje të madhe", tha presidenti Jokowi
Presidenti i Komitetetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, ka mirëpritur kandidimin e Indonezisë për Lojërat Olimpike, shkruan REL.
"Për shkak të Lojërave Aziatike, me suksesin e madh, Indonezia ka treguar se është e gatshme të organizojë me sukses Lojërat Olimpike", tha Bach.
Rreth 12,000 atletë nga 45 shtete dhe territore si dhe mijëra zyrtarë dhe gazetarë morrën pjesë në lojërat që përfunduan të dielën.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.