Janë infektuar me koronavirus 30 të moshuar mes 70 deri 90 vjeç si dhe nëntë pjesëtarë të stafit shëndetësorë në Shtëpinë e të Moshuarve në Prishtinë.
Njëri nga të infektuarit është hospitalizuar në Klinikën Infektive, njofton Klan Kosova
Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori për Politika Sociale, Mentor Morina.
"Janë infektuar me Covid-19 30 të moshuar dhe nëntë punonjës në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë".
"80% e tyre nuk kanë simptoma ndërsa 20% kanë simptoma të lehta kurse vetëm njëri nga rezidentët është i shtrirë në Klinikën Infektive dhe është 90 vjeçar", deklaroi Morina.
"Të gjithë rezidentët që kanë rezultuar negativë janë të ndarë nga personat që kanë rezultuar pozitivë dhe janë të gjithë të pajisur me masa mbrojtëse", deklaroi Morina për klankosova.tv
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.