Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Veliaj nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku tregoi se është në gjendje të mirë shëndetësore ashtu si edhe familja e tij, njofton Klan Kosova
Veliaj mes tjerash bëri të ditur se do vazhdojë punën për Tiranën me të njëjtin përkushtim por nga shtëpia.
Postimi i plotë:
“Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.
Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM ??❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!
Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! ??❤️“
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.