Asnjë familjarë nuk lejohet t'i vizitojë të hospitalizuarit përveç në kohën e caktuar, atë nga ora 14:00 -14:30.
Kësisoj palët që ia mësyn Klinikës së Kirurgjisë para orës 14:00, u kthyen mbrapsht.
Teksa qytetarët e mirëpresin këtë.
Në fakt një rregull i tillë nuk është se nuk ka ekzistuar më herët, veçse drejtoresha e SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raci ka kërkuar që kjo të zbatohet në përpikëri
Madje edhe qëndrimi i përcjellësve tek pacientët do të lejohet vetëm kur ata janë në gjendje të rëndë në të kundërtën duhet kujdesur infermierët.
Anise këta të fundit fillimisht ishin skeptik për shkak të numrit të tyre të vogël, në Klinikën e Pulmologjisë kanë nisur zbatim.
Pulmologu Flamur Marku, ka bërë me dije se palët janë reduktuar në masë të madhe, teksa tregon se më rritjen e numrit të infermierëve në kujdestari situata do të jetë lehtë e menaxhueshme.
Për mungesën e këtij kuadri janë në dijeni edhe vet pacientët.
Edhe në Kirurgjinë Torakale kanë vepruar njëjtë përkundër që udhëheqësi i kësaj klinike, Nazmi Kolegeci thekson se kirurgjia është më e vështirë dhe pacienti don kujdes pothuajse tërë kohës dhe më të madh
Në këtë të fundit kanë nisur edhe evidentimi i çdo vizite të infermierët tek pacientët, ndonëse për këtë ende nuk është bërë një formularë unik.
https://www.youtube.com/watch?v=dy_Yvt_ktZw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.