Ngritja e çmimeve po ndikon dukshëm në jetën e secili qytetar të Kosovës.
Inflacioni shumicën e së cilit Kosova po e importon, ka kapluar krejt botën dhe shkaktarët kryesor janë, Pandemia Covid 19 që për rreth dy vite u bë bllokadë e shumë lëvizjeve, për të u pasuar më agresionin Rus ndaj Ukrainës e cila e thellojë krizën globale.
Kuleta e Kosovarëve çdo ditë po zvogëlohet më shumë… ngritja e çmimeve është bërë brengosëse për secilin qytetar.
Ngritja e vazhdueshme e çmimeve pritet të jetë një problem goxha serioz për shumicën e familjeve Kosovare, deri sa dimri po afrohet.
Në anën tjetër ekspertët e ekonomisë bëjnë thirrje për politik më të mirë ekonomike sidomos në raport me inflacionin.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit e matur në muajin tetor të vitit 2022 me muajin tetor 2021 ishte 12.7 %.
https://www.youtube.com/watch?v=lzphISAeyk4
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.