Në Info Magazine të Klan Kosovës do të diskutohet për hapjen e Panairit të Përgjithshëm Ndërkombëtar "Prishtina 2018" si dhe pjesëmarrjen e rreth 70 kompanive nga Serbia në të.
Prania e kompanive serbe në numër aq të madh në panairin e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës ka përplasur Klubin e Prodhuesve të Kosovës me Odën Ekonomike të Kosovës.
Ky klub iu ka bërë thirrje kompanive nga Kosova që ta bojkotojnë "Prishtina 2018" me arsyetimin se asnjë kompani e Kosovës nuk është ftuar apo nuk ka marrë pjesë në ndonjë panair të organizuar në Serbi.
Kjo çështje do të diskutohet me të ftuarit në studio: Safet Gërxhaliu – Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Astrit Panxha – Klubi i Prodhuesve të Kosovës.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.