Filipi, Viktori e Fatmiri ishin djemtë që Stanë Gashi i niste për luftë.
Pos tyre, ajo dhe familja e saj i dhanë edhe shumëçka tjetër UÇK-së në rajonin e Karadakut, në vitet 1998-99. Shtëpia si strehë dhe sofra me ushqime, ishin bazë e sigurt për çlirimtarët, raporton Klan Kosova.
Gruaja e kësaj shtëpie, Stanë Gashi për Klan Kosovën ka treguar për ndihmën që u ka ofruar ushtarëve të UÇK-së.
Për shkak të kontributit që dha gruaja e njohur gjerësisht në këto anë si Nana Stanë dhe gjithë familja e saj, po kërkohet që shtëpia e tyre të shndërrohet në muze të luftës për liri.
Se shtëpia e familjes Gashi duhet shpallur muze nuk kanë dyshim as eprorë të UÇK-së, sipas të cilëve rreth 500 ushtarë u strehuan, ushqyen ose pushuan dhe për këtë nuk mori vesh kurrë armiku.
Në shenjë respekti e nderimi për familjen Gashi e nënën Stanë, kjo e fundit, siç u tha, pritet ta ndezë zjarrin e festivalit të ardhshëm “Flaka e Janarit” në Gjilan. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=Pum9e2KjgXY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.