Banorët e Banullës së Lipjanit morën një aksion human të dielën.
Ata grumbulluan veshmbathje të cilat do t'u dedikohen personave që kanë kushte të rënda ekonomike dhe kanë mungesë të rrobave.
Edhe thirrja për këtë aksion u bë konform kërkesave, që rrobat e dorëzuara të jenë të pastra e të hekurosura.
Ata që dhuruan diçka u shprehën të lumtur që mund të kontribuojnë për përmirësimin e jetës së dikujt. E organizimet e tilla sipas banullasve duhet të jenë shembull.
Nisma për mbledhjen e rrobave zgjati deri në ora 16, e aksione të tilla u premtua se nuk do të mungojnë.
https://www.youtube.com/watch?v=CFH-wOIxk3M
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.