Ardita Sinanit i është besuar një detyrë e rëndësishme për komunitetin ku jeton.
Politikanja nga Lugina, do të jetë udhëheqësja e parë, e zyrës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, në qeverinë e Kosovës, pasi të martën u emërua edhe këshilltare e kryeministrit, Albin Kurti.
Gajlet e luginasve, do të jenë prioriteti i kësaj zyre, detyrat e së cilës do të dihen më saktë, pasi të miratohet në qeveri.
Sinani thotë se një vendim i tillë, mund të mos pritet mirë nga shteti serb, i cili ka të themeluar zyrën për Kosovë.
Drejtuesit të saj, Petar Petkovic, madje i është besuar dialogu në Bruksel.
Një detyrë të tillë, nuk e dinë nëse do ta ketë edhe politikanja nga Lugina, por që zotohet se do t’i adresojë kërkesat e bashkëvendasve të saj për këtë proces.
https://youtu.be/iQ1EkcLKvV8
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.