Komuna e Podujevës ka hapur procedurën e tenderimit për për stolisje për festat e fundvitit.
E kjo bie në kundërshtim me vendimin për kursim të energjisë elektrike të marrë më 14 shtator nga Qeveria e Kosovës që njësoj si komuna udhëhiqet nga Vetëvendosje.
Por komunarët janë të gatshëm ta anulojnë atë, nëse bie në kundërshtim me rregullat efiçiente.
Zbukurimin e pati planifikuar edhe Vushtrria që udhëhiqet nga PDK-ja, por tender nuk shpalli. E Obiliqi me kryetar të LDK-së, 15 mijë eurot e dekorimit do t`i shfrytëzojë në një formë tjetër duke organizuar një mini festival me muzikë.
https://www.youtube.com/watch?v=QdLCufT2M0Y
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.