Inspektorët komunalë të tregut në Podujevë, këtë të shtunë, inspektuan libraritë e qytetit, ku inspektuan çmimet e teksteve shkollore.
Këto inspektime u tha se po zhvillohen me qëllim të ruajtjes së çmimeve të përcaktuara nga shtëpitë botuese dhe njëkohësisht mbrojtjen e konsumatorëve, që në këtë rast janë prindërit, raporton Klan Kosova.
Drejtori i Inspeksionit, Alban Zeka, tha se do të vazhdojnë me kontrolle të tilla për të parandaluar çfarëdo abuzimi eventual që mund të shkaktohet me ngritje të çmimeve nga shitja e teksteve shkollore.
https://www.youtube.com/watch?v=HF3dpo5Aj1A
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.