Me asistencë të policisë, inspektorët komunalë të Podujevës që në mëngjes ia mësynë rrënimit të një ville në Orllan, që nuk posedoi leje ndërtimi.
Për pak orë, investimi mijëra eurosh u bë rrafsh me tokë. Të zotët e shtëpisë nuk bënë rezistencë, ndonëse shkatërrimin e pasurisë së tyre e panë si të jashtëligjshëm.
Pronari Menduh Lluka e pranoi që për këtë ndërtim që e nisi në 2018-ën, nuk posedonte leje, por i tha Klanit se ishte në procedurë të legalizimit të saj.
Megjithëkëtë, në komunë po e thonë të kundërtën. Zëdhënësi i komunës së Podujevës, Fatri Zhitija, tha se Gjykata e Ministria e Ambientit i kanë kthyer si të pabazuara ankesat e pronarëve atëherë kur edhe i është hapur rruga inspektorëve për të filluar rrënimin.
https://www.youtube.com/watch?v=UX-7MXzqXqk
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.