Punimet e para, u kthyen në zero.
Inspektorët komunal të Mitrovicës, i rrënuan shtyllat që u ngritën këtu në pjesën e përparime të ish-Shtëpisë së Mallrave.
Kështu u kursyen 306 metra katror të pronës publike që kishte, synoi t'i përvetësonte pronari i ri i objektit, njofton Klan Kosova.
E për renovim të çfarëdo pjese të shtëpisë së mallrave paraprakisht duhet të mirret leje nga Drejtoria e Urbanizmit, gjë që pronari nuk e kishte bërë dhe në drejtori kishte dërguar vetëm një projekt ideor.
Pronarët e objektit të privatizuar, ia dhanë atë në shftyëzim për 10 vite, Agron Mikullovcit pronar edhe i "Emona City".
Kronikë nga Rejhane Selimi.
https://www.youtube.com/watch?v=c3f9jO-zfKI&feature=youtu.be
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.