Shërbimi i njohur për shpërndarje të fotografive – Instagram ka arritur mbi 400 milionë përdorues aktivë mujor.
Në një njoftim, kompania zbuloi se pjesa më e madhe e përdoruesve të rinj janë nga Europa dhe Azia. Poashtu, më shumë se 80 milionë fotografi shpërndahen në këtë rrjet social çdo ditë.
“Kur Instagram u lançua për herë të parë para gati pesë vitesh, numri 400 milionë dukej si një ëndërr e largët,” deklaroi kompania. “Tani, ne vazhdojmë të përmirësojmë Instagram-in, për t’ju ndihmuar të përjetoni botën nëpërmjet imazheve dhe të lidheni me të tjerët përmes ndarjes së pasioneve.”
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.