Aplikacioni do të jetë fillimisht në dispozicion tek iPhone, ndërsa një version Android do të vijë në muajt në vazhdim.
Layout është aplikacioni i dytë i mëvetësishëm brenda aplikacionit kryesor Instagram. Aplikacioni tjetër i Instagram-it është Hyperlapse, i cili përdoret për të incizuar video. Aplikacioni i ri u jep mundësi përdoruesve të zgjedhin 9 foto nga albumi i tyre në telefon, ose të shkrepin foto të reja. Fotot mund të bashkohen në forma dhe madhësi të ndryshme.
Me aplikacionin Layout mund të shpërndani imazhe direkt në Instagram dhe Facebook; t’i ruani ato në iPhone, ose t’i shpërndani në aplikacione të tjera, si Dropbox, Flipboard, Google+ dhe Snapchat.
●●●
DSHKRIMI NGA
donikab
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.