Aplikacioni Instagram ka reshtur së punuari për shumë përdorues të vet.
Faqja e të rejave në Instagram nuk po rimbushet, pasi që duket se ka një problem me serverët.
Këto probleme si duket kanë ngjarë kudo në botë ku përdoret ky aplikacion.
Ueb-faqja e këtij aplikacioni po ashtu nuk ka punuar.
Instagram, sikurse pronari i tij, Facebook, është rrallë herë jashtë linje. Por shkaku i madhësisë enorme, çdo ndërprerje mund të shkaktojë probleme në internet, posaçërisht pasi që përdoret për qëllime të korporatës dhe mediave, si dhe rrjeteve sociale.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.