24 vjet pasi ato u kryen, me ligj u mundësua që krimet e bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë të hetohen e dokumentohen.
Këtë punë do ta kryejë instituti, krijimi i të cilit mori aminin final parlamentar të enjten.
Por, funksionimi i plotë i tij që pason me punën në terren zor se do të ndodhë sivjet, njofton Klan Kosova.
Nga ekzekutivi i thanë televizionit se pas hyrjes në fuqi të ligjit, brenda gjashtë muajsh me akte nënligjore do të rregullohet struktura funksionale e insitutit.
Kjo mund të jetë periudhë shumë e gjatë për dëshmitë që synohet të mblidhen, andaj nga Qeveria po kërkohet të veprojë më me urgjencë.
Kronikë e përgatitur nga gazetari Drin Demiri
https://www.youtube.com/watch?v=Z2jIvMQDgWU
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.