Driada Matoshi, instruktore e jogës, ka treguar se prej kur ka nisur të merret me këtë disiplinë.
“Ideja me punu me moshën 50+ më ka ardhur kur kam qenë në studime në vitin 2019. E kam ndjekur shkollën e jogës. Gjatë shkollimit kam nisur të bëj praktikë edhe për vete me prindërit e mi. Edhe ata njëjtë, sikur një përqindje e madhe e kësaj moshe në Kosovë, nuk është që i kushtojnë shumë rëndësi apo kohë aktiviteteve të tilla fizike. Kom dasht me praktiku për vete edhe me pa si po ndikon tek ta”.
Ajo, në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova, tutje ka treguar që joga ka pasë një efekt shumë pozitiv tek ajo.
“Kam filluar me disa ushtrime të thjeshta të frymëmarrjes dhe ushtrime të thjeshta fizike. Për dy-tri seanca në kushte të shtëpisë edhe e kam parë efektin tek ta pasi janë ndjerë më mirë, më të relaksuar dhe më të qetë dhe më aktivë fizikisht”.
“Mësueset kur më kanë pyetur se çfarë dua të bëj me jogën pasi ta përfundojë shkollën i kam treguar që kisha dasht me punu specifikisht me këtë moshë. Ideja ime ka qenë krijimi i një komuniteti dhe një hapësire ku njerëzit e kësaj moshe mund të vijnë të shoqërohen më njëri-tjetrin dhe normalisht të bëjnë aktivitet fizik dhe ushtrime të frymëmarrjes dhe meditimit që i ofron joga”, ka thënë Matoshi.
https://www.youtube.com/watch?v=W4F-Fl2bB14
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.