Sot, tek emisioni “Ora e pasdites” i ftuar ishte instrumentisti nga Turqia, Melih Gezmen.
Melih Gezmen është një turk i cili vitin e kaluar erdhi për herë të parë në Prishtinë, dhe e bëri më të famshëm instrumentin me të cilin ai luan, edhe këtu në Kosovë.
Ai ka qenë tek studio jonë edhe një vit më parë, por për shkak të tërmetit që ndodhi në Turqi u kthye në vendlindjen e tij.
Melih u kthye sërish në Prishtinë por jo duar bosh, ai u kthye me një këngë dedikuar Prishtinës meqenëse Prishtina i kishte lënë shumë përshtypje.
Ai në intervistë tregoi për kompozimin e tij te veçantë për Prishtinën, por dhe e performoi këngën që ia ka dedikuar Prishtinës, ai gjithashtu tregoi se si Prishtina ja morri zemrën.
Për ta shikuar intervistën e plotë, atëherë klikoni tek linku i mëposhtëm.
https://www.youtube.com/watch?v=JDKj1ju0zog
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.