Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, shfaqi të mërkurën mbrëma në Kopenhagë, para liderëve të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, idenë për tejkalimin e bllokadave në zgjerim, për të mundësuar që ky proces të përshpejtohet.
Ajo ka të bëjë me tejkalimin e vetos në procesin e ekspansionit të BE-së, në radhë të parë me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, por edhe me shtetet si Ukraina e Moldavia, transmeton klankosova.tv.
Aktualisht, sa i përket zgjerimit, secili vendim merret me unanimitet.
Kjo ka bërë që shpesh një apo më shumë vende anëtare të bllokojnë përparimin e ndonjë shteti kandidat.
Por, siç raporton Politico, plani i Costas, që vendimet të merren me shumicën e kualifikuar për zgjerimin, ka hasur në kundërshtim të fortë, madje nga shtete siç janë Franca, Greqia e Holanda.
Pavarësisht kësaj, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, thotë se BE-ja duhet të jetë syçelë në një proces me rëndësi jetike për Evropën. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=7Ih3oH3V2xs
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.