Nga Fieri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi sot se falë projekteve për diversifikimin e burimeve të energjisë, Shqipëria brenda kësaj dekade do të jetë energjetikisht e pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm dhe një vend eksportues neto i energjisë.
“Brenda kësaj dekade Shqipëria do të jetë energjetikisht e pavarur nga çdo zhvillim i jashtëm. Shqipëria do ta vendosë vetë fatin e vet në raport me energjinë dhe do të kalojë në eksport neto".
"Nuk është vetëm prodhimi, por edhe transmetimi që ka njohur një progres të rëndësishëm, ashtu sikundër edhe shtrirja e gjithë rrjetit të transmetimit të Shqipërisë në të gjitha drejtimet e mundshme ku qershia mbi tortë është marrëveshja me Italinë për linjën e interkonjeksionit me anën tjetër të Europës, falë bashkëpunimit tripalësh me qeverinë italiane dhe qeverinë e Emirateve të Bashkuara”, tha Rama, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.