Versionet e ardhshme të iOS dhe OS X do të fokusohen më shumë në rritjen e performancës dhe stabilitetit.
Një përmirsim i ndjeshëm në performancë pritet të sjellë një rivitalizim të dukshëm të pajisjeve të vjetra Apple si iPhone dhe iPad që janë lansuar 3-4 vite më përpara.
Sipas 9to5Mac, qëllimi i iOS 9 është optimizimi i i sistemit operativ dhe tek pajisjet e vjetra Apple ku përfshihen iPhone 4S apo iPad Mini të cilët nuk përshtaten aq mirë me iOS 8. Kjo gjë realisht mund të cilësohet si diçka jashtë tradite për Apple, e cila zakonisht lë pas dore pajisjet e vjetra në momentin e lançimit të përditësimeve të reja të sistemit operativ.
Raportohet se Apple do të ndërtojë një version të iOS 9, i dizenjuar posaçërisht për pajisjet e vjetra.
Pra pajisjet në fjalë do të përdorin këtë lloj versioni dhe jo atë të projektuar për pajisjet e reja. Nëse ndodh diçka e tillë, kjo do të përbëjë një ndryshim madhor për iOS.
Apple vazhdimisht i ka sugjeruar përdoruesve të blejnë smartfona më të vjetër, për më tepër ardhja e një sistemit të tillë operativ do të riktheje vëmendjen në një grup pajisjesh të cilësuara si ‘të dala jashtë mode’. Por Apple duhet të ketë kujdes, pasi nëse ky sistem operativ i përshtatur nuk funksionon ashtu siç duhet në pajisjet e vjetra, përdoruesit do të mbeten të zhgënjyer duke dëmtuar kështu shitjet e kompanisë.
Por më tepër informacione rreth këtyre sistemeve operative do të të marrin muajin që vjen, në eventin që Apple do të mbajë në 8 qershor. (PC World Albanian)
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.