Ky lloj i iPad-ëve do të kenë të instaluar mbi 100 aplikacione që do t’u vijnë në ndihmë të moshuarve.
Aplikacionet e zhvilluara nga IBM janë krijuar që më të moshuarit të qasen më lehtë me shërbimet mjekësore, komunitetin dhe familjarët e tyre.
Aplikacionet do të monitorojnë shëndetin e të moshuarve, do t’u kujtojnë atyre kohën e ilaçeve dhe takimet me doktorët, dhe do t’i lidhë ata me shërbimet mjekësore.
Apple në të njejtën kohë po bashkëpunon me shoqatën japoneze të sigurisë, Japan Post, për të pajisur të moshuarit në këtë shtet me iPad.
Japan Post do të fillojë me shpërndarjen e iPad-ve në gjysmën e dytë të këtij viti dhe deri në vitin 2020 pritet të jenë pajisur mbi 5 milionë të moshuar japonezë.
klankosova.tv
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.