iPhone 6S besohet se do të jetë produkti i cili thuhet se do të ketë shpejtësi më të lartë navigimi dhe do të ketë përmirësim të dukshëm të kohëzgjatjes së baterisë.
Shpejtësia e tij do të jetë 300 mbps, dyfish më e shpejtë nga ajo që aktualisht kanë iPhone 6 dhe 6 Plus.
Për nga pamja nuk do të dallojë shumë nga modelet e tanishme, përveç që do të jetë më i trash, për shkak të baterisë më të madhe.
Ai ne treg pritet të dalë në vjeshtën e këtij viti, ndërsa një e veçantë tjetër e tij është se do të jetë i pajisur me një procesor të ri të njohur si A9.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.