Kanë kaluar vetëm pak javë nga dalja në shitje e iPhone 6S dhe tashmë flitet për iPhone 7, një pajisje që duhet të dalë në dritë pas një viti.
Sipas Forbes, që ka bashkuar hipotezat e disa analistëve, telefoni i ardhshëm i Apple do të jetë shumë më ndryshe nga prezantimi i paraardhësit.
Do të zhduket komanda Home, ajo qëndroja, dhe ekrani do të jetë më rezistent dhe prej safiri. Sipas zërave që qarkullojnë, Apple po e merr në konsideratë idenë e eliminimit të komandës “Home”, për të shfrytëzuar maksimalisht funksionin 3D touch, të publikuar në iPhone e fundit, dhe që ka si qëllim të aktivizojë një funksion të ndryshëm në bazë të presionit që ushtrohet mbi një komandë. /Top Channel/
https://www.youtube.com/watch?v=jKdWkc0w0-I
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.