Apple është kompania e parë që e ka vendosur sensorin për gjurmë të gishtërinjëve në smartfonët e saj – që nga iPhone 5s.
Që atëherë shumica e prodhuesve të mëdhenj e kanë përfshirë atë në pajisjet e tyre dhe është bërë nja nga metodat më të lehta – thjeshta për të bllokuar qasjen në telefon apo autorizuar pagesa, transmeton Klan Kosova.
Por siç bëri atëherë kur e prezantoi, Apple ka vendosur të shkoj një hap më tutje. Gjigandi teknologjik do të përfshij një sensor i cili aktivizon një sistem paniku kur shenja e gishtave nuk është ajo e pronarit të telefonit.
Sinjali do të dërgohet në ndonjë pajisje tjetër, iPad apo kompjuter duke lajmëruar personin se dikush është duke tentuar të ketë qasje në telefon.

Mund të përfshihet edhe një sistem më kompleks që të dhënat për vendin e telefonit dhe të ngjashme ua dërgon autoriteteve të zbatimit të ligjit, transmeton Klan Kosova.

Arsyeja prapa gjithë kësaj pune thuhet të jetë rritja e vlerës së telefonëve për hajdutët potencial shkaku i të dhënave që mund të jenë të ruajtura në ta.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.