Apple po arrrin t’i bindë përdoruesit e pajisjeve Android në Evropë që të kalojnë në iPhone.
Sipas të dhënave nga Kantar WorldPanel në tremujorin e parë të 2015, rreth 33% e atyre që kanë blerë iPhone, më parë kanë përdorur pajisje Android.
Tim Cook, drejtor ekzekutiv i Apple tha se në këtë ka ndikuar paraqitja e iPhone 6.
Për më shumë Apple ka bërë të mundshëm transferin e fajllave në IOS si dhe ka rritur gamën e produkteve të shkëmbyeshmë me iPhone.
Rol këtu ka pasur edhe rritja e dimensioneve të ekraneve në iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.