Duke cituar disa burime të brendshme, “M.I.C. Gadget” shkruan se telefoni i ri i Apple do të vijë me tre versione të ndryshme sa i përket kapacitetit të memories, pasi në treg do të jenë iPhone me 32, 64 dhe 128GB memorie,
Më herët, ishte njoftuar se iPhone i ri do të ketë vetëm 16GB memorie, gjë që mërziti të gjithë përdoruesit, të cilët prisnin që kapaciteti i memories të rritej nga Apple.
Sipas njoftimeve të fundit, iPhone 6S dhe 6S Plus do të jenë në treg në Kinë, ashtu edhe sikurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 18 shtator të këtij viti.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.