Do të quhet iPhone 7 ose iPhone 6S
iPhone i ardhshëm do të jetë shumë i ndryshëm nga iPhone 6 dhe 6 Plus, sa që mund të detyrojë Apple ta quaj iPhone 7, dhe jo iPhone 6S, që mund të merret si një produkt me të njëjtën linj sikurse iPhone 6 dhe 6 Plus. Megjithatë, ka raporte që thuhet se iPhone i ri do të quhet iPhone 6S. E vetmja gjë që dimë me siguri është se iPhone i ri do ta ketë njërin prej këtyre dy emrave.
Më 25 shtator mund të jetë në treg
Fakti që iPhone i ri do të jetë në treg në shtator, dihet prej kohësh, por asnjëherë Apple nuk ka treguar për datën e saktë. Sipas blogut “Mobile News”, që pretendon se ka siguruar një e-mail të stafit të brendshëm të kompanisë, thuhet se iPhone i ri do të jetë në treg më 25 shtator, ndërsa porositë për celularin mund të fillojnë që më 18 shtator.
Mund të vijë me dy madhësi, sikurse iPhone 6 dhe 6 Plus
Besohet se Apple do të ofrojë në shtator dy iPhone, me madhësi të ndryshme, njëjtë sikurse 6 dhe 6 Plus. iPhone do të vijë me versionet 4.7 dhe 5.5 inç ekran.
iPhone i ardhshëm do të jetë më i qëndrueshëm
Apple do të përdorë të njëjtën seri të aluminit të Serisë 7000, sikurse në rastin e Apple Watch, për prodhimin e iPhone-t të ardhshëm. Kjo do ta bëjë 60% më të qëndrueshëm se celularët iPhone 6 dhe 6 Plus.
Mund të jetë më i madh se iPhone 6
iPhone i ri pritet të jetë 0.15 milimetra më i gjatë dhe 0.2 milimetra më i trashë, por nuk dihet saktësisht pse. Trashësia mund të jetë për shkak të përdorimit të aluminimit të ri, që Apple pritet ta përdorë për iPhone-n e ri.
Ka mundësi që ta shohim edhe një iPhone 4-inç
Një revistë tajvaneze “Digitimes” ka raportuar se Apple është duke menduar që të lëshojë në treg tre modele iPhone-sh: një 4.7-inç, një 5.5-inç dhe një 4-inç iPhone. Po ashtu, “The Economic Daily” nga Kina, ka raportuar se Apple do të hedhë në treg një version 4-inç ekran që do ta quajë iPhone 7c. Sidoqoftë ka dyshime për vërtetësinë e këtyre lajmeve.
S’do të ketë një “home” buton
Është raportuar se Apple është duke punuar për një dizajn të ri të iphone-t të ardhshëm, që mund të eliminojë butonin “home” që gjendet në fund të çdo celulari iPhone në formë të rrumbullakët. Në vend të kësaj mund të ketë një “Touch ID” që mund t’ju lejojë të hynë në celularin tuaj me përmes shenjës së gishtërinjëve. Edhe për këtë lajm ka disa dyshime nëse është i vërtetë apo jo.
Mund të kemi një iPhone rozë
“The Wall Street Journal” ka shkruar se Apple është duke menduar që të lëshojë në treg një iPhone rozë. Kompania amerikane ende nuk ka dhënë shenja nëse kjo është e vërtetë apo jo, por do të duhet të presim shtatorin nëse do të eksperimentojnë me pjesën e ngjyrave.
Cilësia e kameras do të jetë më e mirë
Kamera e iPhone-t të ardhshëm pritet të përmirësohet ndjeshëm. Apple ka blerë për 20 milionë dollarë kompaninë “LinX”, teknologjia e të cilës mund të përdoret për të rritur cilësinë e fotove kur ato bëhen në kushte kur ka pak dritë.
Specifikisht, Apple do rrisë sensorët për të dy kamerat
iPhone i ardhshëm besohet se do të vijë me një kamerë 12 megapikselëshe, që do të ishte një hap madhor, pas iPhone i fundit ka kamerën 8 megapiksel. Gjithashtu, mendohet se cilësia e fotove do të rritet falë kodeve të fshehta të sistemit iOS 9. Mësohet se kamera e përparme do të jetë e aftë të bëjë video 1080p me 24 frame për sekond.
Do të jeni në gjendje të shtoni efekte 3D
Në të vërtetë, teknologjia e “Linx” mund t’ju lejojë të shtoni efekte 3D në fotot të cilat i keni bërë me iPhone. Kjo mund të lejojë të ngrihen supozime se iPhone i ardhshëm mund të vijë me “kamera të dyfishtë”, ose më saktë me dy kamera nga mbrapa, njëjtë sikurse HTC One M8.
Mund të shohim teknologjinë “Force Touch”
Në iPhone-n e ardhshëm pritet të jetë e përfshirë teknologjia “Force Touch”, që është përdorur për herë të parë në MacBook dhe Apple Watch. Kjo teknologji do të jetë më e ndryshme në iPhone-n e ri, në krahasim me dy produktet tjera të Apple.
Do të ketë një procesor më të mirë
Zakonisht Apple ka përmirësuar procesorët në çdo seri të iPhone-s, prandaj me shumë mundësi do të ketë një procesor më të mirë në iPhone-n e ardhshëm. Nuk është raportuar asgjë se çfarë përmirësimesh do të ketë, por “Bloomberg” raportoi më parë se Apple zgjodhi Samsung-un për të prodhuar çipin për iPhone-n e ardhshëm.
Do të vijë me versionin e fundit të sistemit iOS 9
iPhone 7 ose 6S do të funksionojë me sistemin e fundit të Apple, që është iOS 9. Nëse ju keni një iPhone të vjetër, gjithashtu do të keni mundësi të instaloni iOS 9, kur ky sistem do të jetë i gatshëm në vjeshtë.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.