Ka nisur prodhimi i iPhone të ri.
Këtë e ka ka konfirmuar gazeta prestigjioze Bloomberg që shkruan se kompania e fuqishme do të prezantojë modelet e reja në shtator.
Gjenerata e re e smartfonëve të Apple pritet të ketë të integruar teknologjinë “Force Touch” që gjendet edhe në laptopin 12 inçësh të kompanisë si edhe në orën inteligjente, Apple Ëatch.
“Force Touch” lejon përdoruesit që të kryejnë operacione të ndryshme në varësi të presionit që ata ushtrojnë në ekran.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.