Edhe këtë vit IPKO do të jetë mbështetës i rëndësishëm i njërës ndër ngjarjeve më të rëndësishme të inovacionit, teknologjisë dhe kreativitetit Doku Tech.
“Duke e parë rëndësinë dhe peshën e edicionit të parë të DokuTech, IPKO me kënaqësi ka vendosur që edhe këtë vit ta mbështesë ngjarjen e rëndësishme e cila sjell disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë, si dhe ofron mundësi për punëtori dhe bashkëveprim me të rinjtë kosovar, që do të jenë pjesëmarrës në këtë edicion të DokuTech” ka thënë Alban Kastrati, drejtues i marrëdhënieve me publikun në IPKO.
Bëhet e ditur se edicioni i këtij viti pritet të jetë shumë i pasur për nga folësit, temat, punëtoritë dhe përmbajtja, ndërsa këtë vit, mbi 40 % e folësave të këtij edicioni janë të gjinisë femërore.
DOKU:TECH ka lindur si rrjedhojë e bashkëpunimit mes IPKO Foundation, SHARE Foundation dhe Dokufest, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.