Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) i ka zgjedhur 20 ipponet (hedhjet më të mira) më të mirë gjatë vitit 2019.
Në mesin e tyre e përzgjedhur ishte edhe Ippon-i i xhudistes nga Kosova, Distria Krasniqi.
Ajo e mori vendin e dytë për vitin 2019.
Krasniqi e fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Xhudos 2019 në Japoni në kategorinë -48 kilogramë, pasi e mposhti Laura Martinez Abelendan, në luftë për këtë çmim në muajin gusht. Kjo ishte medalja e parë për të në një kampionat botëror.
Krasniqi, e cila paraprakisht e kishte mundësinë për t’u bërë kampione bote pas disfatës në gjysmëfinale, megjithatë u përkujdes ta shfrytëzojë mundësinë e dytë dhe të fundit për medalje dhe ia doli t’ia sjellë Kosovës të bronztën në kategorinë deri në 48 kilogramë.
23-vjeçarja, kampione e botës në xhudo por si junior në kategorinë deri 52 kilogramë, e mundi me shumë lehtësi xhudisten spanjolle.
Kosovarja nuk i dha aspak mundësi Abelendanas duke e mposhtur me ippon pak sekonda brenda meçit.
Krasniqi e hodhi në dysheme spanjolle në mënyrë spektakolare, aq të mrekullueshme saqë ipponi i saj është i dyti më i miri në xhudo në të gjitha kategoritë dhe gjinitë për këtë vit.
https://www.facebook.com/judo/videos/504005513655726/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.