Federata Ndërkombëtare e Xhudos ka përpiluar një video, ku ka përmbledhur pesë rrëzimet më të mira nga gara e Tel Avivit.
Krenaria e sportit kosovar, Majlinda Kelmendi triumfoi në këtë kampionat, duke fituar të artën në kategorinë deri në 52 kilogram.
27-vjeçarja mposhti në finale kundërshtaren nga Izraeli, Gili Cohen, derisa tregoi formë fantastike përgjatë rrugëtimit deri në këtë fazë.
Në përmbledhjen e përgjithshme të pesë rrëzimeve më të mira, nga të dy kategoritë – meshkuj dhe femra – Kelmendi është përfshirë me rrëzimin që i bëri rivales nga Zvicra, Fabienne Kocher në çerek-finale.
Videon e më poshtme shikoni nga minuta 1:15, shkruan Federata Ndërkombëtare e Xhudos, përcjellë Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=KlpfAJ6TrN4&fbclid=IwAR1Na6K9D6_TIkGBEB4DAXF6w1IHnXg-7IIuBY6tPuG2kLnAD77_clpkHjU
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.