Irani ka liruar dy francezë që kaluan më shumë se tre vjet në burg, njoftoi sot presidenti francez, Emmanuel Macron, me shumë mundësi në këmbim të një studenti iranian i cili u lirua me kusht në tetor.Cecile Kohler dhe partneri i saj Jacques Paris, të arrestuar në vitin 2022, "kanë lënë burgun e Evin dhe janë duke shkuar në ambasadën franceze në Teheran", shkroi Macron në Xu.Kohler dhe Paris janë ndër dhjetëra shtetas të huaj të arrestuar në Iran vitet e fundit, shpesh me akuza për spiunazh.Franca pretendon se këto akuza janë të pabaza.Lirimi i tyre shënon fundin e negociatave shumëvjeçare midis dy vendeve për lirimin e shtatë qytetarëve francezë nga burgu që nga viti 2022. /Klankosova.tv
●●●
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.